Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ditën e mërkurë hapi takimin e përbashkët të krerëve të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe ministrave të tregtisë të vendeve të Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik (Asia-Pacific Economic Cooperation, APEC), i cili është duke përfunduar përgatitjet për samitin e 20-të të Organizatës.

Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, planifikohet të përfundohet deklarata e liderëve të vendeve të APEC dhe të miratohet deklarata e përbashkët ministrore.

0Ministri rikujtoi se gjatë kryesimit të saj në APEC Rusia propozoi që forcat të përqëndrohen në liberalizimin e tregtisë dhe investimeve, integrimin ekonomik rajonal, përmirësimin e sistemeve të transportit e logjistikës, mundësimin e sigurisë ushqimore dhe në bashkëpunimin me qëllim rritjen e inovacioneve.