Në të gdhirë të ditës së martë në brigjet e Indonezisë ra një tërmet me magnitudë 6.7 ballë. Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeofizik të Akademisë të Shkencave të Rusisë, epiqendra e tërmetit ndodhej në Oqeanin indian në jug të ishullit Bali. Veprimtaria tektonike u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash.

0Ende nuk ka informacion për ndonjë pasojë nga tërmeti. Nuk është njoftuar alarmi për cunami.