Njerëzit nuk janë krijesat e vetme në planet që çmenden pas mjeteve e lojrave elektronike. Punonjësit e 12 kopshteve zoologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada zbuluan se majmunët gjithashtu adhurojnë të navigojnë në kompjuterat Tablet, duke vënë në përdorim aplikime të ndryshme.

0Programi i trajnimit të majmunëve për të punuar me kompjuterat Tablet quhet Apps për Apes. Bashkëpunëtorët e kopshtit zoologjik duan të përdorin kompjuterat Tablet jo vetëm për argëtimin e primatëve, por edhe për tu mësuar atyre mënyra me të cilat majmunët të mund të komunikojnë më mirë me njerëzit me ndihmën e iPad.