Në rezervuarin Ballarat Wildlife Park në Australi fëmija 2- vjeçar u emërua kujdestar. Babai i tij Greg Parker, pronar i rezervuarit shprehet: "Unë çdo ditë mahnitem me faktin se sa shpejt ai e gjen gjuhën e përbashkët me kafshët. Ky është një talent i vërtetë".

0Ekspertët janë të sigurt se babai po e vë djalin e tij në rrezik të madh dhe pasioni i tij i hershëm mund të çojë në pasoja të papritura. Por Greg Parker nuk ka asnjë dyshim se ky fëmijë do të rritet një mjeshtër i vërtetë - ai ia del mbanë shumë lehtë me gjarpërinjtë, zvaranikët dhe hardhucat.