Arkeologët francezë zbuluan mbetjet e një anijeje të lashtë romake në gjirin e qytetit francez Antibes. Mendohet se në pjesën ku po punohet ndodhej një port i lashtë.

0Aktualisht, shkencëtarët kanë mundur të nxjerrin disa mijë objekte të ruajtura shumë mirë. Zbulimi më i madh është gjetja e mbetjeve të një anijeje romake. Anija me gjatësi rreth 22 metra (janë ruajtur 15 metra tra) u gjet e shtrirë në anë. Shkencëtarët mendojnë se ajo i përket periudhës kohore të shekujve II-IV të erës sonë. Shkencëtarët supozojnë se anija mund të jetë zhytur me qëllim dhe shërbente si liman. Këtë e shpjegon mungesa e ngarkesave në bord.