Qeveria siriane kritikoi rëndë Presidentin e Egjiptit Mohammad Mursi pas fjalëve të tij për të mbështetur rebelët sirianë në samitin e “Lëvizjes të Jo-Inkuadruarve” në Teheran më 30 gusht.

0Ministri sirian i Informacionit Omran al-Zoubi deklaroi se Mohammad Mursi është i përfshirë "në derdhjen e gjakut sirian" së bashku me Katarin, Arabinë Saudite dhe Turqinë, si dhe se ai është përgjegjës për krizën e vazhdueshme në Egjipt. "Dallimi i vetëm midis Mohammad Mursi dhe Hosni Mubarak - është mjekrra", - vuri në dukje Omran al-Zoubi.