Autoritetet e Portugalisë iu drejtuan Bashkimit Evropian me kërkesën për ndihmë në luftën kundër zjarreve pyjore, të cilat kanë pushtuar rajonet qendrore dhe veriore të vendit. Lisbona u kërkon partnerëve evropianë të dërgojnë katër avionë të pajisur me sistemin zjarrfikës nga ajri.

0Në territorin e Portugalisë janë ndezur rreth dhjetë vatra të mëdha zjarri. 2.000 zjarrfikës po luftojnë për shuarjen e tyre, por ata nuk po arrijnë dot të marrin situatën nën kontroll. Përhapjen e flakëve e mundësojnë erërat e forta, vapa dhe thatësira.