Hapi tjetër i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të bëhet progresi i dukshëm dhe i rëndësishëm në marrëdhënie me Kosovën. Për këtë njoftoi në Bruksel Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy gjatë takimit me Kryeministrin serb Ivica Daçiç të mbërritur atje me një vizitë.

"Ne mirëpresim faktin që qeveria serbe bëri të mundur bashkëpunimin efektiv në rajon. Mirëpo detyrat e saj nuk përfundojnë me këtë, ajo duhet gjithashtu të mundësojë përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë me Prishtinën", - tha Herman Van Rompuy. Sipas fjalëve të tij, në veçanti kjo vlen për menaxhimin e përbashkët të kalimit në kufirin administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Qendrore.

0Ivica Daçiç, nga ana e tij, vuri në dukje se Beogradi është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen me Prishtinën dhe do të vazhdojë me të dialogun në nivelin më të lartë.