0Politikani libanez me referim te figurat zyrtare iraniane deklaroi se vendimi i Teheranit lidhur me këtë çështje tashmë është marrë. "Goditja kundërpërgjigjëse do të jetë vendimtare", kërcënoi ai. Ndërkohë, shtoi Hassan Nasrallah, nuk do të ketë rëndësi, do të përfshihen drejtpërdrejt SHBA në agresionin izraelit apo jo. Në çdo rast, përgjegjësia për sulmin ndaj objekteve iraniane do të bjerë mbi Uashingtonin, vuri në dukje ai.

Në fund të gushtit disa anëtarë të Kabinetit të Ministrave të Izraelit paralajmëruan se sulmi ndaj Iranit mund të ndërmerret në disa nga muajt e ardhshëm. Prandaj përgjigjia e liderit të "Hezbollah", për të cilin Teherani bashkë me Damaskun janë aleati kryesor në rajon, ishte e parashikueshme. Për këtë deklaroi eksperti Dimitri Marjasis:

- Izraeli pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të kryejë asnjë sulm. Për më tepër ushtria izraelite nuk ka mundësi të mjaftueshme në mënyrë që të realizojë një goditje efektive kundër objekteve bërthamore të Iranit. Ato janë të fshehura thellë nën tokë dhe për këtë nevojiten armë shumë të veçanta. Por Izraeli nuk mund të kryejë një sulm të paefektshëm - kjo do të jetë një goditje e madhe për prestigjin e Izraelit dhe imazhin e ushtrisë së tij. I vetmi vend që mund të ndihmojnë Izraelin - SHBA. Kështu që kushdo që do të realizojë goditjen të gjithë do ta dinë se prapa shpinës së Izraelit qëndrojnë SHBA. Prandaj paralajmërimi i Hassan Nasrallah ne lidhje me faktin se Irani është i gatshëm t'i përgjigjet Izraelit dhe të sulmojë bazat amerikane - është logjik, përgjigjje e kuptueshme.

0Madje vetë Hassan Nasrallah vuri në dukje se nuk pret sulm ndaj Iranit nga ana "e armikut izraelit" "në muajt e ardhshëm". Ndërkohë, mjafton gjithfarë provokimi që zhvillimi i situatës në rajon të shkojë sipas skenarit më të keq. Kjo, në veçanti, mund të çojë në bllokimin e Ngushticës së Hormuzit nga Irani në rast të shtrëngimit të mëtejshëm të sanksioneve perëndimore kundër tij. Ose përpjekjet perëndimore për të zgjidhur krizën siriane me forcë. Në çdo rast, si SHBA-ja ashtu dhe Izraeli, Irani, e "Hezbollah" luajnë lojën e tyre, nga e cila në masë të madhe varet situata e mëtejshëm e forcave gjeopolitike në rajon.