Një mbikalim i metrosë në metropolin indian Mumbai, që ishte në ndërtim e sipër, u rrëzua ditën e martë duke plagosur të paktën tetë persona. Zyrtarët e qytetit nuk e përjashtojnë mundësinë se poshtë copërave të betonit mund të ketë njerëz.

0Sipas informacionit të mediave, seksioni 50-metërsh i mbikalimit të linjës së metrosë që po ndërtohet u rrëzua në rajonin Andheri. Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset dhe ambulancat.