Në aeroportet e Berlinit dhe Frankfurtit vazhdon greva e shoqëruesëve të fluturimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”. Aeroporti i Mynihut gjithashtu u bashkua me grevën.

Në deklaratën e Sindikatës UFO thuhet se aksioni do të vazhdojë deri më 14:00 sipas orës lokale në Berlin dhe Frankfurt, ndërsa në Mynih deri në mesnatë.

0Bashkëpunëtorët e kompanisë ajrore kërkojnë rritjen e pagave me 5% ndërkohë që punëdhënësi kundërshton. Stjuardët dhe stjuardesat shprehën keqardhje që aksioni i tyre do të krijojë shqetësime për udhëtarët.