Bullgaria shtyu planet për t'u bashkuar me eurozonën për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike në Bashkimin Europian dhe pasigurisë për të ardhmen e tij. Siç deklaroi Ministri i Financave i vendit rregullat e lojës gjithmonë ndryshojnë dhe anëtarësimi në eurozonë do të jetë "shumë i rrezikshëm". "Njerëzit tanë duan të dinë, mos do duhet të shpëtojmë ne dikë nga default", - tha zyrtari.

0Më parë një deklaratë e ngjashme erdhi nga autoritetet polake. Sipas fjalëve të tyre, Varshava do të bashkohet me eurozonën vetëm pasi të zgjidhen problemet e borxheve në kontinent.