0Vullkani “Bezymyannyy” i shpërthyer në Kamçatkë hodhi disa kolona hiri. Lartësia e më të madhes prej tyre arriti 12 kilometra mbi nivelin e detit.


0"Tani vullkani “Bezymyannyy” arriti pikën më të lartë - kodin e kuq të rrezikut për aviacionin. Fluturimet ajrore afër kësaj zone janë shumë të rrezikshme", - njoftoi përfaqësuesi i filialit të Kamçatkës së Shërbimit Gjeofizik të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Megjithatë, sipas fjalëve të gjeofizikantit vullkani nuk përbën ende rrezik për zonat e banuara.