Në Vladivostok të Rusisë (Primorje), i cili pret samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik (Asia-Pacific Economic Cooperation, APEC), sot do të mbahet takimi i figurave me funksion të lartë. Këtë janë ambasadorët e anëtarëve të APEC, të cilët u morrën me përgatitjen e takimit.

0Qëllimi i takimit është aprovimi i rekomandimeve përfundimtare për liderët e ekonomive më të mëdha në rajon. Rekomandimet kanë të bëjnë me liberalizimin e tregtisë dhe rritjen e aktivitetit investues, e integrimit ekonomik në rajon, përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e inovacioneve. Pikërisht këto tema u përcaktuan si kyçe në agjendën e samitit të propozuar nga Rusia.