Një grup i madh militantësh të Ushtrisë së lirë siriane u eleminua nga trupat ushtarake qeveritare duke u gdhirë e hëna në qytetin El Quseir në perëndim të Sirisë, afër kufirit me Libanin. Gjatë përleshjeve të dhunshme u likujduan 60 militantë. U vranë katër ushtarakë sirianë dhe më shumë se 20 u plagosën.

0Ditën e hënë në periferinë lindore të Damaskut vazhdonin operacionet e posaçme të forcave qeveritare për të neutralizuar bandat ekstremiste. Në disa zona të çliruara prej tyre po kthehen banorët paqësorë.