I Dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimi e quajti misionin e tij "pothuajse të pamundur". Pasardhësi i Kofi Annan pranoi se atë e frikëson barra e përgjegjësisë që i është ngarkuar. Sipas fjalëve të Lakhdar Brahimi, komuniteti ndërkombëtar ofron pak përpjekje për të shpëtuar njerëzit që po vriten në Siri.

0Paraardhësi i Lakhdar Brahimi Kofi Annan dha dorëheqjen në muajin gusht. Kjo ndodhi përkundër sfondit të përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në Siri. Planin e propozuar nga Kofi Annan për zgjidhjen paqësore, për pjesën më të madhe, e injoruan të dyja palët - si forcat qeveritare, ashtu dhe rebelët.