Kryeministri i Libanit Najib Azmi Mikati urdhëroi ambasadorin e vendit të tij në Siri Michel Khoury të shprehë një protestë formale në lidhje me bombardimin e vazhdueshëm të territorit libanez nga artileria siriane, shkruan “The Daily Star”.

Sipas të dhënave të Bejrutit, trupat ushtarake qeveritare siriane prej disa ditësh qëllojnë me artileri mbi zonat e banuara brenda kufijve të territorit libanez. Forcat siriane janë futur gjithashtu disa herë në territorin libanez, duke kryer kështu kontrolle në shtëpitë e libanezëve.

0Damasku neglizhon mendimin e Libanit, pasi ushtria e këtij vendi është shumë e dobët dhe nuk mund të krahasohet me atë siriane.