Republikani Mitt Romney në rast se fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor mund të tërheqë vendin në luftë me Sirinë dhe Iranin. Këtë mendim shprehu ditën e dielë Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joseph Biden.

0Mitt Romney në mënyrë të përsëritur e ka quajtur një gabim ndalimin e luftës në Irak dhe deklaroi se ishte gati për luftë në Siri dhe Iran, vuri në dukje Joseph Biden. Republikanët nuk e vonuan përgjigjen ndaj kritikave të Joseph Biden, të cilët mendojnë se "një politikan që është gabuar për të gjitha çështjet kyçe të politikës së jashtme për 30 vitet e fundit, gabohet gjithashtu dhe në të gjithë pikat e strategjisë së Mitt Romney".