Libri, në të cilin janë mbledhur më shumë se 7000 letra të të dënuarit me 21 vjet burg për terrorizëm Anders Breivik, doli në dritë në Norvegji ditën e hënë.

0Letrat elekrtonike (email) i mblodhi dhe i ruajti për më shumë se një vit shkrimtari dhe gazetari norvegjez Kjetil Stormark - ai po specializohet për ngjarjet e 22 korrikut të vitit të kaluar. Në këtë ditë Anders Breivik shpërtheu një bombë në zonën e qeverisë në Oslo dhe qëlloi kampin rinor në ishullin Utøya, ku si rezultat mbetën të vrarë 77 persona. Gjykata e Oslos në gusht të këtij viti denoi Anders Breivik me 21 vjet burg me mundësinë e zgjatjes së këtij afati.