Për shkak të mjegullës në Moskë në aeroportin e Nizhnij Novgorod u ulën 31 aeroplanë që fluturonin për në kryeqytet, njoftuan ditën e hënë në shërbimin për shtyp të aeroportit Nizhnij Novgorod.

Shumica e aeroplanëve të ulur në Nizhnij Novgorod, drejtoheshin për në aeroportin Domodedovo dhe vetëm nga një fluturim - përkatësisht në aeroportet Vnukovo dhe Sheremetievo.

0Sipas fjalëve të përfaqësuesit të aviacionit rus, dukshmëria tani është duke u përmirësuar. Vendimin për fluturimet e aeroplanëve nga Nizhnij Novgorod për në Moskë do ta marrin kompanitë ajrore.