Autoritetet e Etiopisë kanë ndërmend të ndërtojnë një mauzole për Kryeministrin e ndjerë Meles Zenawi. Për këtë ditën e hënë njoftoi Kreu i ri i qeverisë Hailemariam Desalegn. Sipas fjalëve të tij, në mauzole do të vendosen biblioteka dhe ekspozita e arritjeve të Meles Zenawi.

0Ceremonia mortore e Kryeministrit të Etiopisë Meles Zenawi, i cili ndëroi jetë më 20 gusht, u mbajt të dielën që sapo kaloi në kryeqytetin e vendit Addis Ababa. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kryeministrit erdhën më shumë se një mijë veta, përfshirë këtu edhe udhëheqësit e një sërë shtetesh afrikane, personalitete e diplomatë nga Evropa dhe SHBA.