Dy të tretat e banorëve të Francës (68%) janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre në kuadër të Presidentit të ri François Hollande, dëshmojnë rezultatet e një sondazhi të kryer nga gazeta franceze “Ouest-France”.

0Sipas të dhënave të gazetës, më me pesimizëm e shikojnë jetën femrat, meshkujt mbi 65 vjeç, pronarët e bizneseve të vogla dhe të papunët. Sipas botimit, rejtingu i François Hollande është ulur ndjeshëm që prej fitores së tij në zgjedhjet presidenciale dhe tani është 54%.