Shkaku i vdekjes së djalit të madh të aktorit hollivudian Sylvester Stallone, Sage Stallone u bë sëmundja ishemike e zemrës, njoftuan për gazetarët lokalë hetuesit gjyqësorë të rrethit të Los Angeles.

036-vjeçari Sage Stallone u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Hollywood më 14 korrik. Në deklaratën e hetuesit thuhet se përveç se një dozeje të vogël ilaçesh anestezike, në gjakun e tij nuk u zbulua asnjë substancë e dyshimtë. Raport i detajuar mbi shkakun e vdekjes së Sage Stallone do të publikohet javën e ardhshme.