03 milionë - pikërisht një numër i tillë automobilash, sipas llogaritjeve të një sërë analistëve, mund të shiten këtë vit në Rusi. Kaq shitje nuk janë realizuar madje aq para krizës së viteve 2008-2009. Rusia zë vendin e dytë përkatësisht vëllimit të tregut të makinave në Evropë. Megjithatë, vemendjen e prodhuesve të huaj e tërheq jo madhësia e tregut rus, por dinamika e rritjes së tij. Vitin e kaluar shitjet e automjeteve të lehta në vend u rritën me 40 për qind. Këtë vit analistët presin një ngadalësim të rritjes deri në 15 për qind. Por të gjitha këto barazvlerësohen megjithatë me një tregues mëse të mirë në sfondin e rënies së ndjeshme të shitjeve në Evropë. Pikërisht kërkesa e dobët në tregjet e tyre të brendshme është një nga arsyet pse prodhuesit e automobilave, veçanërisht ata evropianë, po rrisin pozitat e tyre në Rusi.

Ndër 1000 rusë me makina tani për tani janë 250. Sa për krahasim, në Evropë kjo shifër përbën 600 makina. Në vitet e fundit, sipas fjalëve të analistit të kompanisë ruse "Troika-dialog" Mikaill Ganelin, në dritën e përjashtimeve të ndryshme tatimore të huajt po vijnë duke rritur intensivisht praninë e tyre në Rusi.

- Uzinat e huaja tashmë që prej kohësh, që nga fillimi i viteve 2000, po zhvendosen në Rusi dhe po ndërtojnë në territorin e saj kapacitetet e veta. Shteti rus u krijon atyre kushte mjaft atraktive, interesante në aspektin e taksave. Vendosja e uzinave në Rusi është konsideruar jo si kapacitet për shitje vetëm në Rusi, por edhe në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS) dhe, ndoshta, në Evropën Lindore.

0Një nga koncernet më të fundit të automobilave, që ka deklaruar mbi dëshirën për të rritur veprimtarinë e vet operative në Rusi, u bë "Volkswagen". Kompania ka filluar tashmë ndërtimin e një uzine në Kaluga për prodhimin e motorëve. Përveç kësaj, "Volkswagen" vendosi të rifillojë montimin e makinave të veta Audi. Kjo do të nisë në mesin e vitit të ardhshëm dhe në etapat e para kompania planifikon të prodhojë në Rusi rreth 10.000 automjete. Kurse në qershor autokoncerni i madh i SHBA - General Motors - shprehu synimin e tij për të investuar në uzinat e veta në territorin rus 1 miliard $.