0Këto projekte janë përfshirë në prezantimin e strukturës simotër të Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos” - Institutit Qendror Kërkimoro-Shkencor të Inxhinierisë Mekanike (makinandërtimit) në Kongresin Ndërkombëtar Aerokozmik, i cili do të përfundojë punën e tij të premten në Moskë. Prezantimi u organizua në kuadër të programit "Strategjia e zhvillimit të veprimtarisë kozmike deri në vitin 2030", të dorëzuar për shqyrtim në Qeveri në pranverë të këtij viti nga Agjencia Federale Kozmike Ruse (“Roskozmos”).

Pas zbulimit të asteroidit Apophis 8 vjet më parë, llogaritjet kanë treguar se ai mund të përplaset me Tokën në vitin 2029 me një probabilitet prej 1:37. Më vonë u bë e qartë se një katastrofë e tillë nuk do të ndodhë me siguri të plotë. Por në qoftë se asteroidi do të hyjë në "hinkën (gypin)" e ngushtë gravitacionale me një gjerësi prej vetëm disa qindra metrash, atëhere ai do të përplaset me Tokën gjatë afrimit të radhës me të në vitin 2036. Propabiliteti i përplasjes - 4 shanse në një milion. Kur Apophis do të fluturojë megjithatë drejt "hinkës (gypit)", "traktorit gravitacional” do t’i duhet ta zhvendosë fare pak atë për të minimizuar deri në zero mundësitë e përplasjes. Ideja e një "traktori" të tillë është e njohur tashmë, thotë anëtari korrespondent i Akademisë Ruse të Kozmonautikës Juri Karash:

- Ky është një trup, i cili do të sillet rreth e përqark asteroidit dhe do të ndikojnë në lëvizjen e tij. Nëse asteroidi do të pikaset shumë kohë para se ai t’i afrohet Tokës në një distancë të rrezikshme dhe të lëshohet "traktori" drejt tij, atëhere mund të realizohet largimi gradual i tij nga trajektorja e rrezikshme.

Fluturimi i aparatit rus drejt sistemit të Jupiterit ka qenë planifikuar kohë më parë. Fjalë bëhej për satelitin e tij - Evropa, nën sipërfaqen e të cilit plluskon një përzierje ujore minerale, që teorikisht është e përshtatshme për disa forma të caktuara të jetës. Përse, si përfundim, zgjedhja ra mbi satelitin Ganymede, shpjegon eksperti rus i sferës së kozmonautikës Igor Lisov:

- Kur diskutuam me evropianët projektin e nisjes së ekspeditës së përbashkët drejt satelitit Evropa u konstatua se, thjesht, nuk ekzistonte ndonjë elektronikë rezistente ndaj rrezatimit, e cila të mundësonte zhvillimin e punës në sipërfaqen e tij. Për këtë arsye u detyruam të zhvendosemi më shumë nga Jupiteri drejt një sateliti më të largët, por jo më pak interesant, dhe të mendojmë për mënyrën se si ta eksplorojmë atë.

0Sipas fjalëve të Igor Lisov, prezantimi i Institutit Qendror Kërkimoro-Shkencor të Inxhinierisë Mekanike (makinandërtimit) është jehonë e kërkimit të njëfarë qëllimi, objektivi global pas vitit 2020, kur Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) do të largohet nga orbita dhe do të fundoset në oqean. Ndoshta ia vlen, me të vërtetë, që shkencëtarët të fillojnë të merren me asteroidet nën dritën e synimeve të amerikanëve, të cilët duan të aterohen në ndonjërin prej tyre aty nga viti 2025 - përsiat eksperti. Gjithashtu, nuk mund të konfirmohet në përgjithësi se prezantimi i Institutit dhe planet e Agjencisë Federale të Kozmike të Rusisë janë e njëjta gjë.