Sanksionet ekonomike kundër regjimit të Bashar Al-Assad do të ndikojnë negativisht në situatën humanitare në Siri, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë Vitali Çurkin.

0Diplomati u bëri thirrje shteteve, që kanë ndërmarrë sanksione anti-siriane, t’i tërheqin ato menjëherë. Sanksionet e vendosura duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së "nuk kanë asgjë të përbashkët me përpjekjet reale për të vënë në veprim zgjidhjen e krizës siriane". "Ato vetëm komplikojë jetën e qytetarëve të zakonshëm", theksoi Çurkin.