Për tri ditë, nga 26-29 gusht, janë larguar nga Siria 15.000 veta. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Departamentit të Komisionerit të Lartë të OKB për çështjet e refugjatëve Adrian Edvards.

Sipas fjalëve të tij, numri i përgjithshëm i refugjatëve të regjistruar apo atyre që presin të regjistrohen iu afrua shifrës 230.000. Në Turqi aktualisht ndodhen më shumë se 80.000 sirianë, në Jordani - 72.000, në Iran - 57.000.

0Konflikti në Siri po vazhdon që nga marsi i vitit 2011. Sipas të dhënave të OKB-së, viktima të tij janë bërë tashmë 17.000 njerëz.