Kandidati për presidenent i SHBA i Partisë Republikane Mitt Romney qortoi rivalin e tij, Presidentin e tanishëm Barack Obama, për qëndrim mjaft të butë në marrëdhënie me Rusinë dhe premtoi se, në rast se do të zgjidhet, do të tregojë ashpërsi shumë më të madhe.

0Fjalimi i Mitt Romney, që arriti kulmin në Kongresin e Partisë Republikane, i kushtohej çështjeve të brendshme. Temat e politikës së jashtme, duke përfshirë këtu edhe Rusinë, ai i përmendi kalimthi. Më herët ish-Guvernatori i Massachusetts pranoi zyrtarisht propozimin e partisë për emërimin e tij kandidat për president të SHBA.