Pesëmbëdhjetë vjet më parë në Paris, në një aksident me makinë, u vra Diana, Princesha e Uellsit.

Si njoftojnë mediat e bazuara në Internet, qindra britanikë do të nderojnë kujtimin e Princeshës Diana pranë rezidencës së saj në Londër - Kensington Palace.

0Në vetë Pallatin Kensington kurrfarë aktivitetesh në lidhje me këtë ngjarje nuk janë paraparë. Megjithatë, këto ditë atje është hapur ekspozita e veshjeve nga koleksioni personal i Princeshës, me të cilat ajo shfaqej në publik në vitet 1980-1990 të shekullit të kaluar.