Shprehjet e kandidatit republikan për president të SHBA Mitt Romney për pikësynimin e shfaqjes së ashpërsisë së madhe në marrëdhënie me Rusinë duken jodiplomatike dhe të pajustifikueshme. Këtë opinion shprehu sot Kryetarja e Komitetit të Dumës Shtetërore për Sigurinë dhe Anti-Korrupsionin Irina Jarovaja.

0"Si rregull, politikanët e pasigurt në vetvete përdorin retorikë të tillë", - tha Irina Jarovaja. Ajo theksoi mosndryshimin e pozitës së Rusisë në marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fytyrën e të cilave sheh, para së gjithash, partnerin me të cilin është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie fqinje të barabarta të mira.