0"Në Siri po zhvillohet revolucioni kundër regjimit të padrejtë dhe shtypës, - deklaroi Kreu i Egjiptit Muhammad Mursi në hapjen e samitit. - Solidariteti me Sirinë është një detyrë morale e jona dhe ne deklarojmë për mbështetjen tonë të vazhdueshme dhe të plotë të popullit sirian në përpjekjen e tyre për të fituar lirinë". Deklarata të tilla nuk patën simpatinë e delegacionit sirian, i cili në mënyrë demonstrative u largua nga salla.

Edhe një temë tjetër shkaktoi skandal - rishikimi i çështjes së Iranit. Lideri iranian Ajatollah Ali Khamenei foli ashpër kundër politikës së OKB-së, e cila, sipas mendimit të tij, po përpiqet t’i imponojë botës vlerat dhe pikëpamjet e veta. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon. Në fjalën e tij ai kritikoi udhëheqësit iranianë për mohimin e Holokaustit dhe kërcënimin mbi shkatërrimin e Izraelit. Edhe pse ky konflikt mund të zgjidhej përderisa të dy shtetet po ndiqnin interesat e tyre.

Sido që të jetë dita tjetër e samitit dhe në çfarëdo lloj konsensusi të arrijnë liderët e shteteve anëtare të "Lëvizjes së Jo-Inkuadruarve", tashmë është e qartë se as Irani, as Siria nuk arritën atë që dëshironin, për këtë është e sigurt analistja politike Elena Melkumjan:

-"Lëvizjen e Jo-Inkuadruarve" tani po përpiqen ta ringjallin artificialisht. Kjo organizatë u shfaq në periudhën e Luftës së Ftohtë, kur vendet në zhvillim përpiqeshin të ishin të pavarura nga qendrat e zhvillimit global. Tani gjithçka ka ndryshuar, politika botërore është tjetër gjë dhe pikërisht për këtë shkak tashmë nuk ka terren për rifillimin e aktivitetit të "Lëvizjes së Jo-Inkuadruarve". Jo rastësisht në këtë samit nuk marrin pjesë shumë shtete. Më parë ato ishin rreth njëqind, ndërsa tani shumë prej tyre kanë zgjedhur rrugë tjetër. Unë jam e bindur se ky samit që në fillim ishte i destinuar të dështonte.

0Ekspertja theksoi se shumica e vendeve në zhvillim po zhvillojnë politikë të përbashkët me gjithë komunitetin botëror, duke mos u përpjekur të vënë veten në një pozicion të veçantë. Qëllimi i tyre është të integrohen sa më shpejt që të jetë e mundur në politikën globale. Përpjekjet për të zgjidhur çështjet aktuale vetë nuk do të kenë mbështetje të gjerë.