Franca do të përdorë menjëherë forcën ushtarake, nëse Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad do të përdorë armë kimike. Për këtë njoftoi ditën e premte Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius.

Duke vënë në dukje se "armët bakteriologjike dhe kimike janë armë të pazakonta", Laurent Fabius la të kuptohet qartë se Parisi nuk do të presë në këtë rast rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që sanksionon kryerjen e ndonjë operacioni në Siri.

0Laurent Fabius refuzoi të thotë se kush pikërisht - Franca apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës - do të ndërhyjnë të parët në Siri, nëse Bashar Al-Assad do të përdorë armë kimike. "Unë do të mbaj këtë të fshehtë", - tha ai.