Gjykata londineze refuzoi padinë e Boris Berezovski me mbi 5.5 miliardë dollarë të adresuar kundër Roman Abramoviç. Më 31 gusht gjyqtari lexoi vetëm konkluzionet kryesore lidhur me çështjen. Siç pritet, arsyetimi i detajuar do të publikohet në gjysmën e dytë të muajit shtator.

0Boris Berezovski u përpoq të provojë se Roman Abramoviç e detyroi atë të shiste paketat e aksioneve në "Sibneft" dhe "Rusal" me një çmim më të ulët, gjë që i shkaktoi atij humbje në vlerë 5.5 miliardë dollarë.