0Kjo është 70.000 kilometra katrore më pak se minimumi i mëparshëm rekord i regjistruar më 18 shtator të vitit 2007. Aty nga viti 2040 kësula e akullt e Tokës mund të shkrijë plotësisht, parashikojnë ekspertët e huaj. Shkencëtarët rusë nuk pajtohen me parashikimet e tyre pesimiste.

Specialistë nga vende të ndryshme monitorojnë me kujdes shumë të madh gjendjen e akujve të Arktikut. Që nga viti 1979 ata shfrytëzojnë imazhet satelitore, megjithatë, përdorin gjatë kësaj metoda të ndryshme të vlerësimit të sipërfaqes së akullit. Shkencëtarët e Shën Petersburgut nga Instituti Kërkimoro-Shkencor i Arktikut dhe Antarktikut të “Ros’hidromet” (Shërbimi Federal rus për Hidrometeorologjinë dhe Monitorimin e mjedisit) mbështeten, ndër të tjera, edhe në përvojën jashtëzakonisht të pasur të hulumtimeve në terren, gjë të cilën nuk e kanë kolegët e tyre të huaj.

Provat e grumbulluara flasin mbi "përtëritjen, rinimin" e akujve të Arktikut dhe karakterin e tyre sezonal, por kurrsesi jo për zhdukjen, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Doktori i Shkencave Gjeografike Genrih Aleksejev:

- I gjithë problemi konsiston në faktin se akujt shkrijnë në verë, kurse në dimër ato ri-formohen sërish. Dhe praktikisht zona dimërore, e mbuluar nga akulli, ndryshon fare pak - ajo reduktohet shumë ngadalë. Akulli i dimrit ripërtërihet, ndërkohë që riformohet kryesisht akulli i ri, i cili vjen në rritje dhe deri vitin e ardhshëm bëhet njëvjeçar, duke arritur një trashësi prej 1 metër e më shumë.

Përveç kësaj, shpjegon më tej Genrih Aleksejev, tërheqja, sprapsja verore e akujve që vërehet në detet e Arktikut ndodh në mënyrë jo të njëjtë. Detet e rëndësishme për Rusinë, nëpër të cilët kalojnë itineraret e Rrugës Veriore Detare, këtë vit janë mbuluar nga akujt madje dhe më shumë se zakonisht. Dhe në qoftë se në Detin Barenc evidentohet minimumi i shtresës mbuluese të akullit, në detet Kara, Laptev, atë Siberian Lindor dhe Çukotsk vëllimi i akullit e tejkalon nivelin e vitit 2007. Kushtet e kësaj vere të ngrohtë në Arktik mund të konsiderohen anomale, por Rruga Veriore Detare nuk u çlirua plotësisht megjithatë nga akulli dhe në të ardhmen akullthyeset do të hyjnë akoma në punë, vë në dukje shkencëtari.

- Sipas parashikimeve, të cilat janë tani në dispozicion si rezultat i kalkulimeve mbi modelet globale, deri në fund të shekullit akujt gjatë periudhës së verës mund të zhduken pothuajse tërësisht, por në dimër do të vazhdojnë të ripërtërihen duke mbuluar gati të njëjtat sipërfaqe.

0Shkrirja ekstreme e akujve gjatë verës së vitit 2012, ka shumë të ngjarë, të jetë një dhënie lamtumire periudhës së ngrohjes. Sepse akulli është një produkt i klimës. Dhe nëse do të krahasojmë kurbat e temperaturës së ajrit dhe shkrirjes së akujve, atëhere do të shikojmë se ato përkojnë, përmbledh Genrih Aleksejev.