Një autobus me turistë rusë pësoi një aksident në krahinën Antalia në jug të Turqisë ditën e mërkurë, njofton Kreu i shërbimit për shtyp të Turizmit rus Irina Shegolkova.

Aksidenti automobilistik ndodhi në rajonin e Belekut. Sipas të dhënave të Irina Shegolkova, si rezultat i aksidentit mbeti e vrarë një turiste ruse dhe qytetari turk, shoferi i kamionit që u përplas me autobusin.

Në autobus ndodheshin gjithsej 21 persona, 11 prej të cilëve morrën dëmtime të shkallës mesatare.

0Sipas të dhënave paraprake, rregullat e qarkullimit rrugor i shkeli shoferi i kamionit, i cili doli në korsinë kundravajtëse.