Cisterna e naftës me ekuipazh rus në bord, e cila u kap nga piratët në Gjirin e Guinesë, u lirua dhe asnjë nga marinarët nuk është plagosur.

Për këtë njoftoi Drejtori i kompanisë operative Alpha Marine Crew Service Oleg Kravçenko. "Ekuipazhi u lirua. Piratët e braktisën anijen", - tha ai.

0Piratët pompuan rreth 3.000 ton naftë dhe ua mbathën këmbëve. "Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë shëndosh e mirë, probleme nuk ka. Tani ata po verifikojnë se çfarë është dëmtuar në cisternë prej piratëve dhe se ç’duhet të riparohet", - njoftoi Oleg Kravçenko.