0Fitoren e François Hollande në zgjedhjet presidenciale shumë ekspertë e lidhën me premtimin e tij për të ndaluar persekutimin e romëve. Megjithatë tani u bë e qartë se shoqëria franceze nuk shqetësohet nëse i shpërndajnë kampet apo jo. Duket se njerëzit votuan për korrektësinë politike dhe sa për ciganët, sipas shenjave, askush nuk kujdeset, mendon politologu Oleg Barabanov.

Në përgjithësi problemi qëndron në faktin se mënyra e jetesës së lirë nomade e ciganëve bie në kundërshtim me rregullat shumë strikte të policisë dhe të gjitha propozimet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut për të zgjidhur problemin nuk janë pranuar nga autoritetet evropiane. Këtu kemi të bëjmë me standarde të dyfishta. Nga njëra anë, ata regjistruan në të gjitha dokumentet që mbështesin të drejtat e njeriut, nga ana tjetër - në shtëpinë e tyre ata janë të mbyllur për kritika.

Shumica e romëve që jetojnë në Evropë rreth 10 milion njerëz janë qytetarë të BE-së të cilët e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare. Dhe emigrantët e kanë keq. Politika sociale nuk është në gjendje as t’i ndihmojë e as t’i mbrojë. Prandaj ata shkatërrojnë kampet, të cilat shkaktojnë shqetësim për banorët lokalë. Problemi është veçanërisht akut në Francë për këtë është i sigurt Kreu i Qendrës Studimore franceze të Institutit të Evropës së Akademisë së Shkencave të Rusisë Juri Rubinski:

- Sipas vlerësimeve të ndryshme, 150-200 mijë romë janë qytetarë francezë. Ata thjesht nuk mund të barazohen me emigrantët nga Afrika e Veriut, arabët e kështu me radhë. Mënyra e tyre e jetesës dhe shkalla e integrimit në shoqërinë franceze janë gjithashtu shumë të ndryshme. Ka njerëz të vendosur, fëmijët e të cilëve studiojnë në shkollat franceze. Por shumica vazhdojnë mënyrën e jetesës nomade. Këtu dhe lindin fërkime të caktuara me popullsinë vendase dhe autoritete municipale.

0Duke filluar që nga viti i ardhshëm Franca si dhe Austria, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu, Malta, Hollanda dhe Britania e Madhe do të jenë të detyruar të heqin ndalimin e punësimit për qytetarët e Rumanisë dhe Bullgarisë. Kjo do të thotë se ciganëve do tju jepet një shans për të gjetur një punë të përhershme dhe të vendosen me ligj në një nga vendet e Bashkimit Europian. Megjithatë autoritetet e këtyre vendeve vazhdojnë të ndërtojnë barriera për emigrantët nga Ballkani.