Ekspertët e NASA-s kanë lëshuar në kozmos dy satelitë pa pilot me ndihmën e raketëmbajtëses “Atlas 5” për studimin e brezave të rrezatimit në magnetosferën e Tokës, njoftuan mediat vendase të enjten.

0Raketëmbajtësja “Atlas 5” startoi nga Kepi Canaveral në Florida. Ajo nxori me sukses në orbitë dy satelitë në një distancë prej rreth 30.000 km mbi sipërfaqen e planetit. Satelitët brenda dy viteve do të studiojnë brezat radioaktivë të Van Allen - "filtrat" magnetike që rrethojnë Tokën.