0"John Stennis" po niset për shërbim aktiv luftarak katër muaj përpara afatit. Ministria e Mbrojtjes e SHBA dëshiron të shkurtojë deri në minimum periudhën gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara do të kenë në Gjirin Persik vetëm një aeroplanmbajtëse. Probabiliteti i shpërthimit të një konflikti të ri të nxehtë në Lindjen e Mesme mbetet, si dhe më parë, shumë i lartë dhe Uashingtoni synon t’i ruajë vetes duart e lira, mendon eksperti rus Eugjeni Satanovski:

- Situata e krijuar paralajmëron me siguri të plotë shpërthimin e luftës në Gjirin Persik. Nëse Presidenti i SHBA, si Komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane, do të duhet të marrë vendimin për të ndërhyrë në një konflikt ushtarak ose për dhënien e goditjes parandaluese mbi Iranin, ai duhet të disponojë instrumentet e duhura për këtë - gjë që është mjaft e logjikshme.

Potenciali i shpërthimit të konfliktit mbetet po aq i lartë sa në fillim të vitit, kur shumë besonin se lufta ishte e pashmangshme. Pastaj "pritjet ushtarake" çuan në faktin se në Gjirin Persik u dërgua aeroplanmbajtësja "Enterprise", e cila në bazë të planeve të komandës amerikane duhej të ishte nxjerrë nga përbërja e Flotës që në pranverën e këtij viti, kujton eksperti ushtarak rus Konstantin Bogdanov:

- Ky është një zëvendësim i planifikuar rutinë. I gjithë problemi konsiston në atë, se aeroplanmbajtëses "Enterprise", “gjyshes” së Flotës bërthamore amerikane, nuk është hera e parë që i shtyjnë afatet e shfrytëzimit. "John Stennis" po shkon për zëvendësimin e "Enterprise" dhe ky është krejtësisht një moment pune, nga i cili mund të nxirret vetëm një përfundim. Kjo do të thotë se amerikanët kanë ndërmend të vazhdojnë të ruajnë përbërjen e grupit të luftanijeve të veta në Gjirin Persik në formën, në të cilën ai u modelua në dimër të këtij viti.

0Ekspertët theksojnë se madje edhe dy aeroplanmbajtëse të tilla me gjithë arsenalin e tyre nuk janë të mjaftueshme megjithatë për të ndërmarrë fushatë ajrore kundër një vendi me përmasat e Iranit. Prandaj, seriozisht mund të flitet për një shpërthim të mundshëm të luftës, ndoshta, vetëm në rast të dukjes në pjesën veri-perëndimore të Oqeanit Indian të një aeroplanmbajtëse të tretë amerikane.