Një nga avantazhet kryesore të akullthyese së re do të jetë karakteri i saj universal. Pavarësisht nga përmasat e veta gjigande - më shumë se 170 metra e gjatë dhe 34 metra e gjerë - anija do të jetë në gjendje të shoqërojë në mënyrë njëlloj efektive anijet nëpër grykëderdhjet e lumenjve siberianë dhe përgjatë Rrugës Veriore Detare. Siç vuri në dukje Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i “Atomflot” Konstantin Kniazevskij, mundësi të tilla do t’i sigurohen akullthyeses për llogari të dizajnit të ri:

- Ne aktualisht kemi në përdorim dy lloje akullthyesesh të tilla. Akullthyeset me vijë detare (waterline) jo të thellë, më sipërfaqësore, të cilat ne i quajmë akullthyese me zhytje të cekët të linjës së lundrimit. Këto janë "Taimir" (russ. «Таймыр») dhe "Vaigaç" (russ. «Вайгач»). Dhe akullthyeset që veprojnë në akuatorin e Rrugës Veriore Detare, në zonat e hapura të deteve. Këto janë akullthyese me dy reaktorë të tipit "Arktiku". Ato kanë një vijë detare (waterline) zhytjeje deri në 11 metra. Ndërsa universaliteti i tyre do të konsistojnë në faktin, se një akullthyese e tillë do të mund të punojë si në ujërat e cekëta ashtu dhe në ujërat e thella detare. Ajo mund të ndryshojë shkallëzoren e linjës detare (waterline) në parametra të konsiderueshëm. Kjo bëhet e mundur për shkak të pranisë së ballastit të lëngshëm (ngarkesës për sigurimin e ekuilibrit të anijeve).

Përveç kësaj, akullthyesja do të pajiset me një impiant reaktori të ri "RITM-200". Ai është një zhvillim i Byrosë së njohur të projektimit në sferën e makinandërtimit me emër “I. I. Afrikantov”. Ajo zbaton teknologjitë më të avancuara që përmirësojnë në një masë të madhe sigurinë e shfrytëzimit të energjisë bërthamore.

Detyrë kryesore e akullthyeses është shoqërimi i anijeve të mëdha nëpër Rrugën Veriore Detare. Përveç kësaj, ajo do të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit në pellgun e Arktikut, do të garantojë operimin normal të objekteve të nxjerrjen së naftës. Por, sipas mendimit të Profesorit Igor Ostrecov, asaj i ngarkohet edhe një detyrë tjetër e rëndësishme:

- Hulumtimet bashkëkohore - kjo detyrë parashikon, në radhë të parë, studimin e shelfit të Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Një nga objektivat kryesore të saj do të jetë demonstrimi i prioritetit të Rusisë në Arktik. Të provohet se Rusia ka prioritet në Oqeanin e Ngrirë të Veriut është një detyrë tejet e rëndësishme shkencore dhe praktike njëkohësisht.

0Edhe pse ndërtimi i akullthyeses do të fillojë vetëm pas një viti, që tani ka nisur diskutimi në lidhje me atë, se çfarë emri t’i vihet akullthyeses gjigande. Sipas mendimit të Konstantin Kniazevskit, punonjësit e flotës bërthamore besojnë se ajo duhet të quhet "Arktiku", në nder të paraardhëses së saj të famshme - anijes së parë sipërfaqësore në botë që ka arritur Polin e Veriut.