Galeria fotografike:

0Në Moskë u hap Salloni Ndërkombëtar i Automobilave


Projektimi (dizajni) dhe shpejtësia - të gjitha risitë e lakmueshme të industrisë botërore të automobilave janë bërë të prekshme për vizitorët në kompleksin më të madh të ekspozitave në Moskë - "Crocus Expo". Këtu u hap Salloni Ndërkombëtare i Automobilave i radhës, i cili ka shkaktuar një interes të pazakontë në mesin e gazetarëve, profesionistëve dhe vizitorëve.

 Autosalloni Ndërkombëtar i Moskës është një nga auto-show më të mëdha në botë. Ai renditet ndër pesë ekspozitat më të rëndësishme të automobilave të lehtë dhe zhvillohet çdo dy vjet. Gjatë kësaj periudhe prodhuesit kanë kohë për tu përgatitur plotësisht për pjesëmarrje në të: këtë vit vizitorëve i premtojnë një numër të paparë të produkteve të reja - si botërore ashtu dhe ruse.

Video: Hapja e Sallonit Ndërkombëtar të Automobilave në Moskë

Pritet prezantimi i 23 risive botërore dhe 85 ruse. Koncept-makinat e tyre do t’i paraqesin Audi, BMW, Honda, Cadillac, Infiniti, Mercedes, Peugeot, Volkswagen. Për herë të parë në Autosallonin Ndërkombëtar të Moskës erdhi Rolls-Royce. Çdo prodhues do të bëjë gjithçka të mundur që stenda e tij të dallohet në hapësirën njëqind mijë metra katrore të ekspozitës. Chevrolet do t’u ofrojë fansave të markës së vet një sesion autograf me yjet e Lidhjes Kontinentale të Hokeit (KHL), Honda, si gjithmonë, do të mburret me robotët e saj unikalë, një mini foto-studio do të punojë në stendën e Suzuki, lojëra (viktorina) sportive me temën e Olimpiadës Dimërore në Soçi dhe konkurse për njohjen e historisë së markës do të zhvillojë Volkswagen.

Vizitorët e Autosallonit do të kenë mundësi të provojnë vetë modelet që i pëlqejnë më shumë: Mercedes-Benz, Volvo dhe Jaguar Land Rover do të organizojnë test drive në një shesh të hapur pranë kompleksit të ekspozitave.

Autosalloni Ndërkombëtar i Moskës është jo vetëm kënaqësi e zbavitje, por edhe biznes. Pjesëmarrja në ekspozitë është një promovim shumë i shtrenjtë: prodhuesit shpresojnë të zgjerojnë ndjeshëm biznesin dhe të largohen nga Rusia me kontrata të nënshkruara, tha Aleksei Serezhenkin nga Shoqata ruse e prodhuesve të automobilave:

- Pjesëmarrja në Autosallonin e Moskës është një aktivitet shumë i kushtueshëm. Kompanitë nuk merren me bamirësi. Ato duan që rezultati të mbulojë shpenzimet. Kjo është praktikë botëroren dhe jo vetëm në industrinë e automobilave. Të gjitha ekspozitat kanë karakter vetëm komercial.