Kryeministri i Japonisë Yoshihiko Noda nuk do të japë dorëheqjen edhe pse parlamentarët janë të pakënaqur nga aktivitetet e tij. Për këtë deklaroi sot për gazetarët në Tokio Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Osamu Fujimura.

Ai vuri në dukje se rezoluta e ndërmarrë në prag nga Dhoma e lartë e Parlamentit që gjykon Kryeministrin dhe veprimtarinë e tij, në kabinetin e ministrave konsiderohet vetëm si një thirrje për t’i kushtuar vëmendjen disa aspekteve në punë.

0Osamu Fujimura gjithashtu konfirmoi synimin e kryeministrit për të shpërndarë parlamentin dhe për të caktuar zgjedhje të reja, por ende pa një afat kohor të caktuar.