Siç pritet në takimin dyditor të samitit të “Lëvizjes së Mosbashkimit” do të marrin pjesë 24 presidentë, tre mbretër dhe disa 80 krerë qeverish dhe ministra. Temat kryesore të takimit do të jenë programi bërthamor i Iranit dhe situata në Siri.

0Me nismën e Teheranit një sërë shtetesh të “Lëvizjes së Mosbashkimit” morrën vendimin për të krijuar një grup kontakti për kërkimin e rrugëzgjidhjeve të krizës siriane. Në të do të përfshihen përfaqësuesë nga Irani, Libani, Iraku, Egjipti dhe Venezuela. Në lidhje me këtë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, i cili mbërriti në Teheran pa marrë parasysh protestat e Uashingtonit dhe aleatëve të tij, u shpreh për nevojën e pjesëmarrjes së Republikës Islamike në zgjidhjen e çështjes së Sirisë.