Ali Hamenei, lideri i Iranit, ditën e enjte theksoi përsëri se Republika Islamike e Irani nuk ka ndërmend të prodhojë armë bërthamore si dhe akuzoi gjithashtu Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mungesë demokracie, njoftoi televizioni iranian.

"Përbërja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e paarsyeshme, e padrejtë dhe tërësisht jodemokratike. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është një formë e dukshme e diktaturës",- tha ai duke folur në samitin e “Lëvizjes së Jo-Inkuadruarve” në Teheran.

0Më 27 gusht u bë e ditur se autoritetet iraniane kanë ndërmend t’i tregojnë Presidentit të Egjiptit Muhammed Mursi dhe drejtuesve të disa shteteve të tjera objektet e veta bërthamore.