Ish Guvernatori i shtetit Massachusetts Mitt Romney dhe Kongresmeni Paul Ryan u miratuan respektivisht kandidatë për president dhe zëvendëspresident të SHBA nga Partia Republikane.

Në votimin për kandidaturën e Mitt Romney morrën pjesë delegacione nga 50 shtetet e vendit. Votimi për kandidaturën e Paul Ryan nuk u mbajt: ai u propozua njëzëri.

0Tani Mitt Romney dhe Paul Ryan duhet të japin pëlqimin e tyre për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në SHBA më 6 nëntor. Pritet që kandidati për president ta bëjë këtë ditën e enjte në arenën sportive "Tampa Bay Times Forum". Një ditë më parë pëlqimin e tij për të qenë kandidat i partisë do të deklarojë Paul Ryan.