Ekuipazhi i cisternës së naftës që ishte pronësi e një kompanie greke, e cila herët në mëngjes ditën e martë më 28 gusht u rrëmbye nga piratët në Gjirin e Guinesë, përbëhet nga qytetarë rusë, njofton Agjencia France-Presse. Këto të dhëna të agjencisë informative u konfirmuan nga Byroja Ndërkombëtare Detare (International Maritime Bureau, IMB).

Cisterna “Energy Centurion” u morr nga piratët afërsisht 30 km larg kryeqytetit Togo, qytetit Lome. Ekuipazhi arriti të jepte sinjalin e alarmit, të cilit iu përgjigj patrulla e rojes bregdetare të Togos, e cila iu afrua anijes së marrë peng dhe madje filloi përleshjen me piratët, por nuk arriti dot të çlironte cisternën dhe piratët u larguan duke tërhequr anijen drejt Beninit.

0Piratët që veprojnë në këtë pjesë të botës janë ndryshe për faktin se zakonisht pasi nxjerrin me pompë nga cisterna produktet e naftës ata lirojnë anijen dhe ekuipazhin.