0Krahasuar me vitet e mëparshme kjo është një rritje evidente, por deri në nivelin e pesëshes së parë të vendeve më të vlefshme të tilla si SHBA, Kina, Gjermania, shteti është akoma shumë larg. Megjithatë, krahasuar me vitin 2010, marka (brand name) "Rusia" ka treguar një rritje prej 30 për qind. Por cili është shkaku i një rritje të tillë të vlerës së saj? "Vlera e vendit, si markë (brand name), përbëhet nga komponentë të tillë si atraktiviteti i tij për investime dhe turizëm, nga dinamika e rritjes së PBB-së dhe shumë e shumë gjëra të tjera", - tregoi për "Zërin e Rusisë" Zëvendës Drejtorja për reklamën dhe PR e kompanisë “FinExpertiza” Irina Zelenkova:

- Këto janë të gjitha ekipet e mundshme, duke filluar me ato të futbollit e duke përfunduar me të tjerat. Arritjet tona në Olimpiadën e fundit gjithashtu përfshihen në të, edhe forcimi i biznesit të madh rus, që është përfaqësuar në arenën ndërkombëtare, i shton pluset vendit. Në përgjithësi, fati i markës (brand) së çdo vendi varet nga koniunkturat globale si ekonomike ashtu dhe politike.

Që të parashikohet nëse do të vazhdojë të rritet më tej marka e Rusisë, duhet kuptuar qartë se si do të zhvillohet bota. Nëse do ta prekë vendin tonë kriza ekonomike evropian, çfarë do të ndodhë në arenën e saj politike, si do të ndërtohen marrëdhëniet me shtetet e tjera të zhvilluara. Radiokompania "Zëri i Rusisë" i drejtoi edhe një pyetje tjetër Irina Zelenkova-s: A është normale që shteti perceptohet përgjithësisht si një markë? Një gjë janë getat dhe shampot, dhe krejtësisht tjetër gjë një vend i madh me histori shumëshekullore:

- Gjithsesi shoqëria moderne është një shoqëri konsumi. Dhe jo vetëm e ligjeve materiale, por dhe e rregullimeve mjaft të komplikuara kulturore, psikologjike. Ekzistenca e të gjitha vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim i nënshtrohet logjikës së konsumit. Që këtej dhe rrjedh lindja e marketingut total, i cili del në nivel vendi.

0Me sa duket, logjika e konsumit nuk e ka uzurpuar ende përfundimisht territorin rus, sepse ajo nuk është përfshirë ndër vendet-marka (brands) me rritjen më të shpejtë. Nuk u rendit Rusia edhe në njëzetëshen e markave më të fuqishme, ku vendi kryesues i takon Singaporit.