Rrjeti i pikave eksperimentale optike të Sistemit të kontrollit të hapësirës kozmike do të vendoset në vitet 2013-2014 nga Rusia, ndër të tjera edhe jashtë kufijve të shtetit. Qëllimi që ndiqet prej saj është zhvillimi i Sistemit të Automatizuar të parandalimit të situatave të rrezikshme (ASPOS) në hapësirën rreth Tokësore.

Një nga drejtimet kyçe të zhvillimit të ASPOS është krijimi i mjeteve suplementare të monitorimit të objekteve kozmike. Midis fushave të tjera të zhvillimit të ASPOS është edhe zgjerimi i bashkëveprimit informativ me sisteme të ngjashme të huaja.