Autor i librit mbi operacionin për eliminimin e Osama bin Ladenit - një ish-komandos i forcave speciale amerikane - Mark Owen konfirmon, se lideri i "Al-Qaeda" kishte vdekur, kur skuadra e forcave speciale hyri në dhomën e tij, njoftojnë mediat e SHBA-ve.

Sipas autorit të librit me titull "Një ditë jo e lehtë", i cili ka marrë pjesë personalisht në operacionin, kur komandot iu ngjitën shkallëve të shtëpisë së terroristit në Pakistan, ata dëgjuan të shtëna të mbytura arme. Kur ushtarakët hynë në dhomë e gjetën terroristin të vdekur me një plumb në kokë. Këto të dhëna nuk korrespondojnë me versionin zyrtar të ngjarjeve në Pakistan.

0Pritet që libri "Një ditë jo e lehtë" të dalë në dritë më 4 shtator, por gazetarët perëndimorë kanë marrë tashmë qasje në të.