NASA është duke zhvilluar programin e rikthimit në Hënë dhe synon të ndërtojë atje një bazë hënore. Kjo është deklaruar nga Drejtori i programit të fluturimeve të pilotuara kozmike të NASA-s në Rusi Michael Serber.

"Ne do të donim të ktheheshim në Hënë dhe të qëndronim atje për një kohë shumë të gjatë", - tha përfaqësuesi i NASA-s, gjatë mbajtjes së një referati në Kongresin Aerokozmik Ndërkombëtar në Moskë.

Bashkë me këtë, sipas fjalëve të tij, Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) mbetet kompleksi kryesore hapësinor, i cili të paktën deri në vitin 2020 do të lejojë zhvillimin e teknologjive për fluturimet e ardhshme në Hënë, Mars dhe satelitët e tij.

Michael Serber shtoi gjithashtu se NASA ka në plan për të eksploruar edhe planete të tjera të Sistemit Diellor.